Asistence Teknike

 

ASL Construction do të ofrojë asistencë ndaj klientit në mënyrë të vazhdueshme si para, ashtu dhe pas blerjes së apartamentit. Kjo asistencë do të përfshijë dhënien e zgjidhjeve profesionale për probleme të ndryshme teknike si:

  • Instalimet Elektrike,
  • Instalimet Hidraulike,
  • Furnizimi me ujë,
  • Aksesorët Teknikë,
  • Pajisjet hidrosanitare,
  • Pllakat,
  • Parketi,
  • Dritaret,
  • Muret,
  • Detajet e çatisë.

Qëllimi kryesor është të ndërtohen objekte cilësore e funksionale, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të Shqipërisë, si edhe në funksion të kërkesës në rritje të konsumatorit shqiptar për ndërtime të standardeve të larta. Gjatë punës respektohen nivele të caktuara sigurie dhe i kushtohet kujdes mbrojtjes së natyrës dhe respektimit të planeve urbanistike.

Stafi ynë përbëhet nga specialistë me përvojë si: Arkitektë,Inxhinier Civil,Menaxher Projekti,Inxhinier Planifikues, Inxhinier Preventivues, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier Mjedisi, Inxhinier Topograf.